Tragjedia në kanionin e Shqipërisë, fillon nxjerrja e turistëve
Disa turistë kanë mbetur të bllokuar sot për disa orë në Kaninionët e Holtës në Gramsh, për shkak të prurjeve të shumta të ujërave nga shiu.
Si pasoj, një vajzë rreth moshës 25 vjeçare ka mbetur e vdekur si dhe disa persona të tjëre të zhdukur, ku në mesin e tyre katër fëmije.
Trupi i viktimës me emrin Tila Sallaku është gjetur në dalje të Kanionit.
Siç raportojnë mediat shqiptare, vetëm disa minuta pas ndërhyrjes së ekipeve të shpëtimit, është bërë e mundur gjetja e grupit të turistëve, ndërsa ka filluar edhe nxjerrja e tyre nga kanioni.
Fillimisht janë shpëtuar 4 fëmijë edhe prindërit e tyre, si dhe pritet që më vonë të bëhet edhe nxjerrja e personave të tjerë, përcjell Indeksonline.
Shkak i bllokimit të turistëve mësohet të ketë qenë prurja në mënyrë të befasishme e lumit, ndërkohë ende nuk dihet nëse ka viktima apo jo.
Gjatë ndërhyrjes ekipit të shpëtimit i janë bashkuar edhe banorë të zonës, duke i ardhur në ndihmë turistëve, ndërsa mësohet se një problematik që mund të ketë ndikuar në bllokimin e turistëve veç prurjeve të lumit është mosnjohja e terrenit, për shkak se Kanionet e Holtës janë krijuar prej ngritjes së një hidocentrali, duke e kthyer zonën në një atraksion turistik përgjat 3 viteve të fundit./Indeksonline/