75 Mall Live Search
09:05 / E Hënë, 15 Korrik 2019 / indeksADMonline

Rryma ja ndërpreu koncertin Jennifer Lopezit në New York, ajo ka një mesazh

Diçka e pazakonshme ka ndodhur në New York, duke u ndalë rryma për rreth 72 mijë banorë, e cila ka shkaktuar një bujë të madhe ngase këto probleme në New York nuk janë të zakonshme, shkruan Indeksonline.

Ndalja e energjisë elektrike në atë pjesë krijoi një imazh mjaft interesant, ku shumica e fotografuan vendin pa drita, dhe të errët duke u mahnitur me pamje të cilat rrallë herë mund ti përjetojnë.

Kjo bëri që të ndërpritet edhe koncerti i yllit të popit Jennifer Lopez, e cila ishte duke performuar në New York.

Ajo nuk mundi të performonte më shumë se 4 apo 5 nga këngët e saj, për këtë shprehi keqardhje, dhe tha se ajo do të kompensoj këtë duke performuar sërish për publikun e New Yorkit. /Indeksonline/