75 Mall Live Search
11:57 / E Hënë, 15 Korrik 2019 / indeksADMonline

Kërkonin para me arsyetim të rrejshëm, arrestohen dy persona në Prishtinë

Dy persona janë arrestuar në Prishtinë nga Policia e Kosovës nën dyshimin e bazuar se të njëjtit po kërkonin para me arsyetim të rrejshëm.

Policia ka njoftuar se arrestimi është bërë pasditen e së dielës ndërsa hetimet në lidhje me rastin ende po vazhdojnë, transmeton Indeksonline.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, të cilët janë hasur duke kërkuar para me arsyetim të rrejshëm. Me urdhër të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./Indeksonline/