75 Mall Live Search
12:12 / E Hënë, 15 Korrik 2019 / indeksADMonline

Neymar më në fund bashkohet me PSG

Neymar është bashkuar në stërvitje te PSG me një javë vonesë.

Skuadra franceze ka filluar stërvitjen të hënën e kaluar derisa braziliani qëndroi në vendlinje dhe u bashkua një javë më vonë.

PSG e ka kërcënuar se do të marrë “masa të nevojshme” për lojtarin më të shtrenjtë në botë, shkruan Indeksonline.

Të shtunën, 27-vjeçari Neymar, i cili u bashkua me PSG për 222 milionë euro në vitin 2017, bëri një seri vërejtjesh që shtrëngoi marrëdhënien e tij më tej me klubin dhe nxiti zemërim në mediat sociale.

I pyetur nga kanali sportiv online’ Oh My Goal’ për kujtimin e tij më të mirë në futboll, ylli brazilian tha se ishte fitorja e pabesueshme e Barcelonës në vitin 2017 në Ligën e Kampionëve kundër  PSG kur ai ishte pjesë e skuadrës që përmbysi një rezultat 4-0 të ndeshjes së parë duke fituar 6- 1 në ndeshjen e dytë. /IndeksOnline/