Dje festoi ditëlindjen e 34, sot Tuna ka një mesazh
Altuna Sejdiu dje festoi ditëlindjen e saj të 34-të duke marrë shumë urime nga fansat dhe kolegët e saj, shkruan Indeksonline.
Këngëtarja përpos sukseseve të vazhdueshme me muzikën e saj ajo ka qenë një emër mjaft i përfolur në media edhe për shkak të jetës së saj private.
E këngëtarja tanimë duket se ka gjetur qetësinë e saj, pasi u bë nënë e një djali që e pagëzoj me emrin Tian.
Pas festimit të ditëlindjes, Tuna sot permes një fotografie të publikuar në Instagram ka dhënë një mesazh për të gjithë.
“Në datën e lindjes time hodha shikimin prapa. Asgjë nga e kaluara nuk do t’kisha ndryshuar…. asgjë… hmmmm. gjithçka në jetë është shkollë që të formëson. Jam e lumtur me veten time sot.” : Ka shkruar këngëtarja. /Indeksonline/
