PSG do të nënshkruajë me talentin e Dortmundit
Mbrojtësi i Borussia Dortmund, Abdou Diallo, është prag nënshkrimit të një transferimi në Paris Saint-Germain.
Sipas “ESPN”, ylli i cili luan për U-21 në kombëtaren e Francës do të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare me kampionët e Ligue 1 të hënën , i cili do të transferohet me çmimin prej 32 milionë eurosh.
Diallo ka kontribuar me një gol dhe një asist në 28 ndeshje me Dortmundin sezonin e kaluar. /IndeksOnline/