75 Mall Live Search
20:46 / E Hënë, 15 Korrik 2019 / indeksADMonline

Plaku 80 vjeçar detyrohet të rregullojë rrugën, pasi Komuna e Prishtinës nuk ndërmori asgjë

Në Lagjen Kolovicë e Vjetër saktësisht në rrugën “Antigona Fazliu”  ka një muaj që është dëmtuar rruga nga ujësjellësi rajonal dhe nuk është ndërmarre asgjë nga komuna edhe pse qytetarët kanë kontaktuar këta të fundit.

Një lexues i Indeksonline ka treguar se si dy banorë të kësaj lagje, ku njëri prej tyre është 80 vjeçar ka dalë në mënyrë vullnetare për të rregulluar këtë rrugë, transmeton Indeksonline.

Sipas këtij lexuesi dhe ndriçimi në këtë Lagje është në gjendje të mjerueshme, pasi sipas tij në orët e vona qytetarët kanë problem qarkullimin në mungesë të ndriçimit.

Indeksonline ju sjellë disa fotografi, ku shihet kjo rrugë e dëmtuar si dhe plaku 80 vjeçar duke u munduar ta rregulloj./Indeksonline/