Ky është aktori që do të luaj rolin e Elvis Preasley në filmin e ri
Aktori dhe këngëtari Austin Butler është
zgjedhur për të luajtur Elvis Presley në filmin e ri pas një gare ndërmjet disa
artistëve për këtë rol, transmeton Indeksonline.
Warner Bros mori vendimin e tij, duke lënë pas artistë të mëdhenjë si Harry
Styles, Ansel Elgrot dhe Miles Teller që kishin qenë në garë për të luajtur
rolin.
Butler foli vetë për rolin e tij të madh në Instagram, duke cituar fjalë nga
kënga e Presley “Love Me Tender”.
Kjo duket të jetë një vit i mirë për aktorin 27 vjeçar amerikan, i cili
gjithashtu është hedhur në lojë për filmin e ri të Tarantinos: “Once upon
a Time”.
Ylli i ri mund të shihet edhe në filmin me zombie të regjisorit Jim Jarmusch
“The Dead Do not Die dhe “The Great Gatsby” ka komentuar përzgjedhjen e
Butler për rolin duke thënë: “E dija që nuk mund ta bëja këtë film nëse
zgjedhja nuk do të ishte absolutisht e drejtë, dhe ne kërkuam një aktor me
aftësi të plotë për të luajtur këtë rol”.
Ndryshe Austn Butler është një aktorë i ri 27 vjeçarë nga Kalifornia që
po korrë suksese të mëdha në karrierën e tij. /Indeksonline/