75 Mall Live Search
17:12 / E Martë, 16 Korrik 2019 / indeksADMonline

Dy klube të interesuara për talentin e Juventusit

E ardhmja e Moise Kean në Juventus është e pasigurtë. Lojtari dëshiron një rol si një protagonist, por në ekipin aktual të Bianconerëve, duket se është një objektiv i pamundur dhe për këtë arsye, lojtari mund të largohet nga stadiumi Allianz këtë verë.

Sipas Gazzetta dello Sport, sulmuesi italian ka dy ekipe ku mund të vazhdojë karrierën: Everton dhe Borussia Dortmund. Klubi anglez ka ofruar 35 milionë euro për lojtarin, por Juve fillimisht ka vënë veton ndaj shitjes së tij.

19-vjeçari mund të lirohet nga Bianconerët, por me një marrëveshje tjetër, e cila do të vlerësohej nga pala gjermane: një marrëveshje me një opsion blerjeje në favor të kampionëve të Serie A./Indeksonline/