Gresa Kraja e pranon që ishte në polici por thotë se nuk i është gjetur drogë
Sipas raportit policor të siguruar nga Indeksonline, Gresa, përveç substancës narkotike, ishte edhe nën ndikimin e alkoolit në mbi 1 promilë.
Se ka qenë në shoqërim policor, e konfirmon edhe vet Gresa për Indeksonline.
Ajo ka deklaruar se ka qenë e shoqëruar në stacionin policor ku i është bërë kontroll.
Mirëpo, ajo mohon se ka pasur posedim të substancave narkotike.
“Unë e demantoj këtë lajm për mosvertetësi, për arsye se unë nuk jam arrestuar, jam shoqëruar në stacionin policor ku më është bërë kontroll dhe nuk kam pasur në posedim asnjë lëndë narkotike”, ka thënë Kraja.
Ajo ka shtuar se procedura hetimore është duke vazhduar, duke theksuar se për këtë po rezervohet në deklarime.
“Megjithatë, ky është lajm tendencioz, por po rezervohem në deklarime për shkak se procedura hetimore është duke vazhduar”, ka përfunduar Gresa Kraja.
Ndryshe, mësohet se ajo ka qenë në shoqëri edhe të tre personave të tjerë dhe gjatë kontrollit, në portofolin e njërit prej shoqëruesve të saj është gjetur edhe një dozë e drogës në sasi 0.64 gram, e dyshuar si kokainë.
E njëjta është liruar dhe ndaj saj është inicuar rasti penal 2019-DHTN-456. /Indeksonline/