Limaj dhe Haradinaj vizituan Malishevën: Është detyrë e Qeverisë që të mbështes të gjithë komunat
Kryetari i Nisma për Kosovën Fatmir Limaj bashkë me kryeministrit e vendit kanë vizituar sot komunën e Malishevës.
Limaj përmes një njoftimi në facebook ka treguar se ai dhe kryeministri Haradinaj u pritën nga kryetari i kësaj komune, Ragip Beqaj.
Ja postimi i tij në Facebook:
Bashkë me kryeministrin e Kosovës, z. Ramush Haradinaj vizituam komunën e Malishevës, me ç’rast u pritem nga kryetari i kësaj komune, Ragip Begaj.
Bashkërisht shprehem përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të mbështetur komunën e Malishevës në realizimin e projekteve të cilat përmirësojnë jetën e qytetarëve të kësaj komune.
Nga ana e tij, kryetari Begaj shtroi një serë kërkesash të cilët janë në funksion të ofrimit të një qeverisje sa më të mirë për qytetarët e Kosovës, e të cilat Qeveria e Kosovës do t’i adresoj.
Është detyre e Qeverisë së Kosovës që të mbështes të gjithë komunat e vendit pa dallim.