23:21 / E Mërkurë, 17 Korrik 2019 / indeksADMonline

Nën ndikimin e alkoolit turistja heq të gjitha rrobat e hidhet në lum!

Një turiste braziliane ka habitur të gjithë me veprimet e saj.

E njëjta ka shokuar të gjithë njerëzit përreth të cilët filmuan menjëherë gjithë ngjarjen.

E reja, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, shihet teksa heq xhinset dhe tërësisht nudo hidhet në ujërat e lumit nga një lartësi e konsiderueshme.

Në një tjetër pamje nga vendi i ngjarjes, brunja shfaqet teksa arrin në brigjet e lumit shëndosh e mirë. Të njoftuar mbi veprimet e turistes, në vendngjarje mbërritën edhe autoritetet policore, të cilët nuk arritën ta shoqëronin.

 Patrullat kërkuan njerëzit e përfshirë në incident, por pa rezultat. “Daily Star” citon mediat lokale, sipas të cilave turistja braziliane kishte konsumuar alkool para se të hidhej në lumë.