Shkaktoi aksidentin vdekjeprurës sepse po shikonte porno duke vozitur kamionin
Një shofer kamioni në Amerikë do të përballet me drejtësinë pasi që kishte goditur për vdekje një person në juglinde të Minesotës.
Raportet e hetimeve tregojnë se Tate Doom, 47 vjeçar, ishte duke shikuar porno në telefon kur ka goditur me kamion dy automjete.
Hetuesit kanë treguar se në telefonin e tij janë gjetur foto dhe video të hapura në orën kur ai po voziste kamionin kur edhe shkaktoi aksidentin fatal./Indeksonline/