Lirohet deputeti Haradinaj, i ndaluar në Vjenë me fletarrest të Serbisë
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj është liruar nga autoritetet austriake pas intervistimit që i është bërë në ambientet e aeroportit në Vjenë.
Burimet e Indeksonline kanë thënë se ai është pyetur në lidhje me fletarrestin e lëshuar nga Serbia.
Indeksonline raportoi ekskluzivisht për këtë ndalesë dhe torturat e maltretimet që po i bëhen familjes Haradinaj nga Serbia.
Ndalimi është bërë rreth orës 14 e 30 ndërsa pas disa minutave intervistim ai është lënë i lirë./Indeksonline/