75 Mall Live Search
16:04 / E Enjte, 18 Korrik 2019 / indeksADMonline

Pas tradhëtisë së Tristan Thompson, Khloe thotë se nuk e urren atë

Khloé Kardashian pranon se ajo kurrë nuk mund të urrejë ish të dashurin e saj Tristan Thompson pasi me të ajo krijoi ‘engjëllin e tyre’  të quajtur True -shkruan Daily Mail, transmeton indeksonline.

Ylli i  shfaqjeve Kardashian  e cila lindi fëmijën e saj të parë së bashku me basketbollistin Thompson në prill të vitit 2018-të, duket se nuk e mban inat ish partnerin e saj.

Khloe kishte reaguar në një foto të postuar në instagram ku shkruhej “E di që Khloe e urren Tristanin, por vajza e saj e quajtur True po fillon të duket tamam si ai”.

Gjersa Khloe iu kundërpërgjigj me një koment duke i thënë: “Pse më duhet ta urrej dikë që më ndihmoi në krijimin e një engjëlli të tillë? Njerëzit bëjnë gabime, por unë nuk do të shkatërrohem duke urryer.”

“Unë jam shumë e zënë me rritjen e fëmijës tim të bukur dhe duke u siguruar që të mos e urrej dikë. E ëmbla True gjithmonë i ka ngjarë babait të saj. Ajo është e bukur!!”- ka reaguar Khloe.

Ajo fotografi erdhi pasi Khloe pranoi se ajo ndjehet  ‘mahnitshëm’, por edhe ‘e frikësuar’ kur është duke parë vajzën e saj True duke u rritur pranë saj.

Reagimi i saj u bë në edicionin e së enjtes të Lorraine në ITV. Ajo tha: “Është kaq e mahnitshme dhe e dua aq shumë. Koha shkon kaq shpejt kur shoh një njeri të vogël duke u rritur pranë meje, është e frikshme.”

Khloe ishte ndarë nga Tristian një vit më parë pasi ai ishte puthur me shoqen e motrës së Khloe-it , Jordyn Woods në një festë.