75 Mall Live Search
16:45 / E Enjte, 18 Korrik 2019 / indeksADMonline

Maguire kërkon të bëhet kapiten i Man Utd

Kanë mbetur vetëm tri javë deri në fund të mbylljes së afatit kalimtar për ekipet e Premier Ligës.

Manchester United kanë arritur të nënshkruajnë vetëm me lojtarët Daniel James dhe Aaron Wan Bissaka qe arrijnë shumën e 72 milionë eurove, por ekipi anglez ka nevojë për shumë më shumë se kaq.

Një lojtar i cili do t’i forcojë ata në mënyrë të konsiderueshme është qendërmbrojtësi i Leicester City, Harry Maguire.

Anglezi është i interesuar të largohet nga Stadiumi King Power tek një klub më i madh para fillimit të sezonit të ri dhe Man Utd janë në “pole position” për të nënshkruar me të.

The Sun raporton se Leicester tani po kërkojnë deri në 95 milionë euro.

E njëjta gazetë po pretendojnë se Maguire dëshiron të bëhet kapiteni i Djajve të Kuq.

Ai thuhet se beson që ka temperamentin e duhur për tu bërë kapiteni i një nga skuadrat më të mëdha të Evropës dhe ndjen se ai mund të bindë Ole Gunnar Solskjaer që një ditë t’i japë atij këtë rol, përcjellë Indeksonline.

Megjithatë, Maguire është i vetëdijshëm se ai nuk mund ta marrë shiritin e kapitenit menjëherë.

Ashley Young, Paul Pogba dhe David de Gea janë të gjithë kandidatë që Solskjaer kuptohet se po shqyrton t’ia dorëzojë shiritin e kapitenit pas largimit të Antonio Valencias.

Por Maguire ndjenë se mund të dalë si një kandidat i mëvonshëm për rolin, nëse një marrëveshje përfundon në ditët në vijim./Indeksonline/