75 Mall Live Search
17:04 / E Enjte, 18 Korrik 2019 / indeksADMonline

Nitaj e konfirmon ndalimin e Daut Haradinaj, pastaj thotë se s’ka pasur asnjë telashe

Nënkryetari i AAK-së, Muharrem Nitaj, i ka konfirmuar raportimet e mediave se Daut Haradinaj është ndaluar nga autoritetet asutriake në Vjenë. i kontaktuar nga Gazeta Express, Nitaj, fillimisht tha për bashkëpartiakun e tij (Dautin), se e kanë lënë të lirë e detajet do të merren vesh më vonë.

Muharrem Nitaj përmes një përgjigje thotë se Dautin e kanë lënë të lirë në Austri, më pas ai ka fshirë këtë konfirmim. Për të dytën herë ai shkruan se deputeti Haradinaj nuk ka asnjë telashe në Vjenë dhe është në rrugën e tij duke pirë kafe me miq.

“Daut Haradinaj nuk ka ansjë telashe. Është në rrugën e tij. Sapo fola me të dhe ai është me miq duke pirë kafe”, tha Nitaj.

Ndryshe, Burimet e Indeksonline kanë thënë se deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, është ndaluar sot nga autoritetet austriake me fletarrest ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia.

Ndalimi është bërë rreth orës 14 e 30./Indeksonline/