75 Mall Live Search
17:05 / E Enjte, 18 Korrik 2019 / indeksADMonline

Ronaldinho pranë rikthimit, në bisedime me klubin maltez

Ronaldinho pa dyshim se është njëri nga futbollistët më të mëdhenj në botë.

Lojtari brazilian pati shumë sukses në fushë, duke udhëhequr skuadrën e tij ndërkombëtare në triumfin në Kupën e Botës 2002 dhe duke fituar Ligën e Kampionëve me Barcelonën në 2006.

Për tifozët e futbollit në të gjithë globin, Ronaldinho ishte një frymëzim. Vitin e kaluar, 39 vjeçari u pensionua, duke mbyllur dyert e një karriere të suksesshme.

Megjithatë – duket se magjistari mund të kthehet në fushë këtë verë me një lëvizje të mundshme në ekipin e Maltës, Birkirkara.

“Për momentin ne jemi në bisedime me investitorë të huaj të cilët janë të gatshëm të veprojnë si sponsorë në klubin tonë dhe gjatë negociatave doli se disa nga personat e përfshirë kanë lidhje me shoqërimin e Ronaldinhos” – thanë drejtuesit e klubit maltez, përcjellë Indeksonline.

“Njerëzit e Ronaldinhos janë të interesuar të shohin lojtarin duke u bashkuar me një klub të vogël dhe janë të etur për të promovuar këtë marrëveshje.

“Sigurisht, një transferim i tillë do t’i jepte klubit tonë një ngritje masive jo vetëm nga një aspekt i lojës, por edhe nga pikëpamja e marketingut, pasi Ronaldinho është ndër 20 lojtarët më të mirë në historinë e futbollit”. përfunduan ata./Indeksonline/