75 Mall Live Search
22:16 / E Enjte, 18 Korrik 2019 / indeksADMonline

Llapi nënshkruan me talentin maqedonas Isein Zejnoski

Llapi ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me futbollistin nga Maqedonia e Veriut, Isein Zejnoski.

Isein Zejnoski, 20 vjeç, i lindur më 14.06.1999 është mesfushor defanziv.

Futbollisti ka qenë pjesë e Vëllazërimit dhe e Përfaqësueses së Maqedonisë U19.

Llapi po punon për zëvendësimin e disa lojtarëve që janë larguar në verë.

Zejinoski është një nga ardhjet më të rëndësishme në Llap.