75 Mall Live Search
22:16 / E Enjte, 18 Korrik 2019 / indeksADMonline

Katër skuadra të Serie A të interesuara për Llorenten

Fiorentina po kërkon një sulmues, si dhe një lojtar me përvojë, andaj ata thuhet që kanë zhvilluar bisedime me agjentin e Fernando Llorente, kontrata e të cilit me Tottenhamin ka skaduar në fund të sezonit.

Agjenti i lojtarit tha ” Fernando është i lirë të nënshkruajë për këdo që e dëshiron atë, por ne po marrim interesim nga shumë klube në Evropë këto ditë, ne do të shohim se çfarë do të ndodh”, transmeton Indeksonline.

“Fiorentina është padyshim një shans për Fernando, ata kanë treguar interesimin e tyre, ashtu si edhe ekipet tjera të Serie A, ku ai ende ka shumë admirues dhe kjo na bën shumë të lumtur, përveç La Viola, ekipet si Lazio, Atalanta dhe Inter kanë shprehur interesim” tha ai.