Ministri i Administratës Publike Mahir Yagcilar sot priti në takim Kryetarin e Komunës së Ferizajt Agim Aliu
Ministri i Administratës Publike Mahir Yagcilar sot priti në takim Kryetarin e Komunës së Ferizajt Agim Aliu.
Ministri Yagcilar ka thënë se Ministria e Administratës Publike në vazhdimësi të reformave dhe modernizimit të administratës publike synon avancimin e shërbimeve publike administrative me qëllim të rritjës së llogaridhënies, efikasitetit dhe transparencës së institucioneve karshi qytetarëve.
Ministri Yagcilar tha se me nismën e re me projetin e “Ndërtimin e pikës së vetme të kontaktit (ONE STOP SHOP)”
Komuna e Ferizajt dhe qytetarët do të kenë mundësi të marrin shërbime të ndryshme në një vend.
Ky projekt, i cili po realizohet nga Ministria e Administratës Publike ka për qëllim përmirësimin e cilësisë së shërbimit për qytetarët, ojq-të dhe bizneset.
Ministri Yagcilar dhe Kryetari Aliu u dakorduan për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet MAP-it dhe Komunës së Ferizajt.