Ftohet nga Specialja edhe këshilltari i Thaçit
Gjykata Speciale ka ftuar për intervistim edhe ish-shefin e Shtabit të UÇK-së, Bislim Zyrapi.
Zyrapi aktualisht ka postin e këshilltarit të presidentit, Hashim Thaçi.
“Unë besoj në pastërtinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe besoj në vlerat e larta morale të ushtarëve të lirisë. As vlerat e lirisë sonë dhe as luftën e UÇK-së nuk mund ta cenojë askush”, ka shkruar në Facebook Thaçi. /Indeksonline/
