75 Mall Live Search
19:29 / E Premte, 19 Korrik 2019 / indeksADMonline

Barcelona kthen vëmendjen kah ylli i Bayernit

Barcelona mund të bëjë një lëvizje të papritur për mbrojtësin e majtë të Bayern Munich, David Alaba, sipas Mundo Deportivo.

Kampionët e La Ligas duan të nënshkruajnë një mbrojtës të majtë këtë verë, dhe austriakut i kanë mbetur vetëm dy vjet në marrëveshjen e tij në Allianz Arena.

Gjithashtu, Leo Messi ka kërkuar transferimin e David Alabas, përcjellë Indeksonline.

27 vjeçari po mbush një dekadë me klubin gjerman, ku është pjesë prej sezonit 2009/10./Indeksonline/