Mergim Pefqeli largohet nga skuadra e Prishtinës
Pefqeli ka njoftuar largimin e tij nga skuadra e Prishtinës, në profilin e tij në Facebook.
Ai është shprehur falenderues për kryesinë e klubit, stafin, shokët e ekipit ndërsa disa fjalë i ka kushtuar edhe tifozëve “Plisat” duke ju drejtuar “Faleminderit për mbështetjen e pakushtëzuar që më keni dhënë që kur jam bashkuar me ekipin” shkruan Indeksonline.
Postimi i plotë i Mergim Pefqelit:
Të nderuar familjarë, miqë dhe dashamirë të sportit !
Dua të ju njoftoj që nga tani e tutje nuk do të jem pjesë e ekipit të Fc Prishtinës.
Falenderojë kryesinë, stafin dhe shokët e ekipit me të cilët kam punuar gjatë këtyre dy sezoneve që kam qenë këtu, ku kemi kaluar sfida dhe gëzime së bashku.
Fjalët e fundit janë të dedikuar posaqërisht për të gjithë ju mbështetësit e Prishtinës ( Plisat ) Faleminderit për mbështetjen e pakushtëzuar që më keni dhënë që kur jam bashkuar me ekipin./Indeksonline/.