75 Mall Live Search
11:24 / E Shtunë, 20 Korrik 2019 / indeksADMonline

Kryetari i komunës së Obiliqit Xhafer Gashi reagon pas dorëheqjes së Kryeministrit Haradinaj

Gashi ka shprehur përkrahjen e tij për Ramush Haradinaj, pas dorëheqjes që ka dhënë si Kryeministër i vendit.

Postimi i plotë i Gashit:

Mburrem që nder vite rrugëtuam bashkë, si në luftë ashtu edhe në paqe, jo rrallëhere familja juaj dhe ti Ramush ishit para sfidave dhe u sakrifikuat, përjetuam luftën, ju ishit përherë në ballë të saj, patet çfarë t’i jepni lirisë! Ja dhuruat me të dashurit tuaj , dy lulet më të bukura ia dhuruat lirisë, Luanin dhe Shkëlzenin, pothuajse të gjithë anëtarët e familjes pikuan gjak, nga plagët e marra për liri.

Punove shumë edhe në qeverisjen e atëhershme sa ishe Kryeministër në 100 ditë, pavarësisht të gjitha rrethanave kur drejtësia ndërkombëtare ta kërkoj të dëshmosh për Luftën e UÇK-së, ti e bërë po të njejtin veprim nuk e përule vendin ofrove dorëheqjen dhe shkove atje si luftëtarë i lirisë e mbrojte me dinjitet luftën e UÇK-së.

Duke falenderuar popullin e Kosovës, ti u riktheve përsëri aty ku duhet të ishe, duke thënë dhe vet se kemi shumë punë për të bërë, për ta çuar në vend Amanetin e Adem Jasharit, Zahir Pajazitit, Luan e Shkëlzen Haradinajt, Fehmi e Xhevë Lladrovcit, Agim Ramadanit, Sali Çekaj, e shumë e shumë heronjve dhe dëshmorëve.

E bëre realitet Ushtrinë dhe fal guximit tuaj u morrën aq shumë vendime të rëndësishme.

S’ishte fare e lehtë qeverisja në proceset të cilat po i kalon vendi ynë. I the Stop të keqes “Serbisë”, me vendosjen e taksës, kjo na bëri që secili qytetar të ndihet i dinjitetshëm dhe të ndjej shtetin.

Kombi ynë ka burra të guximshëm, tani prap nderove popullin me guxim tënd. Po sakrifikon veten që Kryeministri i Kosovës mos të ulet në bankën e të akuzuarit, e thënia:

“Ska rëndesi kush rrxohet e çohet, veç KOSOVA le të mbetet”, ju dhe Kosova asnjëhere nuk do rrxoheni.

Luftëtetar i lirisë,Gjeneral Ramush Haradinaj, jemi me ty!

Miku juaj, Xhafa.