75 Mall Live Search
12:41 / E Shtunë, 20 Korrik 2019 / indeksADMonline

Srpska seriozisht duket parti e çmendur, shpreh frikësim të panevojshëm nga dorëheqja e Haradinajt

Lista Srpska, parti e dirigjuar direkt nga Aleksandër Vuqiqi, ka dal me një reagim pas dorëheqjes së kryeministrit, Ramush Haradinaj.

Me anë të një komunikate, partia e Goran Rakiqit, duket jo serioze dhe manipuluese.

Srpska shprehet e shqetësuar se janë absolutisht në dijeni të kërcënimeve dhe rritjen e presioneve mbi serbët nga ana e liderëve politikë të shqiptarëve pas dorëheqjes së Haradinajt, shkruan Indeksonline

“Ne jemi gati për një luftë edhe më të fortë për mbijetesën dhe qëndrim në vatrat tona të përjetshme.

Është e qartë se masat e fundit politike të Prishtinës synon homogjenizimin e partive politike shqiptare, të cilat zakonisht do të ushtrojnë më shumë presion mbi serbët në Kosovë në mënyrë që të rrëzohet unitetin dhe emigrimin e popullit tonë”, thuhet ndër të tjera në reagim.

Lista Srpska thekson se ka unitetin dhe mbështetjen e popullit, shtetit të Serbisë dhe Presidentit Vuçiq.

“Si pasojë, ne presim më shumë mbështetje dhe më të fortë për mbijetesën e popullit serb në Kosovë dhe Metohi në mbrojtjen e paqes dhe sigurisë së vendit tonë, dhe serbët në krahinë të kërkojnë përmbajtje dhe unitetin”, sqaron kjo parti. /Indeksonline/