75 Mall Live Search
12:47 / E Shtunë, 20 Korrik 2019 / indeksADMonline

Limaj: Krasniqi do të dijë ta mbrojë luftën e drejtë të UÇK-së, asnjë gjykatë s’do ta arrijë ta njollosë atë

Përmes një njoftimi të bërë përmes një shkrimi në llogarinë Facebook, ish-kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi bëri të ditur se ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale. Derisa ai tha se do të paraqitet në Hagë më 24 të këtij muaji.

Në lidhje me këtë ftesë ka reaguar kryetari i NISMA-s Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Limaj në faqen e tij zyrtare Facebook ka shkruar se Krasniqi edhe këtë radhë do të dijë ta mbrojë luftën e drejtë të UÇK-së dhe asnjë gjykatë nuk do të arrijë ta njollojë luftën tonë të drejtë.

Ky është postimi plotë i Limajt:

Ashtu siç ka ditur disa herë ta mbrojë pastërtinë dhe luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, edhe këtë radhë z. Jakup Krasniqi do të dijë ta mbrojë luftën e drejtë të UÇK-së. Asnjë gjykatë nuk do të arrijë ta njollosë luftën tonë të drejtë. Fatkeqësisht kjo gjykatë është themeluar nga Kuvendi i Kosovës, prandaj nuk kemi alternativë, pos përballjes me fakte kundër shpifjeve të armiqve të Kosovës!
Kam bindjen e fortë se Kosova do ta kalojë me sukses edhe këtë sfidë dhe se drejtësia do të ngadhënjejë perballë shpifjeve.