75 Mall Live Search
14:00 / E Shtunë, 20 Korrik 2019 / indeksADMonline

Sarri zbulon pozitën e Ronaldos: Ne do ta largojmë atë nga krahu i majtë

Menaxheri i Juventusit, Maurizio Sarri ka zbuluar se klubi do të përpiqet të largojë Cristiano Ronaldon nga krahut i majtë.

Sarri u emërua si trajner i Juventusit muajin e kaluar, duke zëvendësuar Massimiliano Allegrin.

Ka pasur debate rreth asaj se në cilën pozitë do të luajë Cristiano Ronaldo këtë sezon.

Në konferencën për shtyp përpara ndeshjes së Juventusit kundër Tottenhamit, Sarri tha: “Cristiano fitoi gjithçka në nivel individual dhe kolektiv nga pozicioni i sulmuesit të majtë. Përpjekja e parë do të jetë largimi i atij pozicioni, por me cilësitë e tij, duke e transferuar dhjetë metra nuk do të ndryshonin asgjë”./Indeksonline/