75 Mall Live Search
14:38 / E Shtunë, 20 Korrik 2019 / indeksADMonline

Rama reagon pas ftesave të Gjykatës Speciale për ish-drejtuesit e UÇK-së

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka reaguar pas ftesave të bëra nga Gjykata Speciale të ish-drejtuesve të UÇK.

Një ditë më parë kryeministri Haradinaj dha dorëheqjen pas kësaj ftese, ndërsa mëngjesin e sotëm ishte ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi që njoftoi se ka marrë ftesë për t’u paraqitur në Gjykatën Speciale.

Në reagimin e tij, kryeministri Edi Rama shkruan se ftesa për protagonistët e UÇK është një sfidë e papërfunduar kombëtare në anën e duhur të historisë.

“Këto ftesa në radhë nga Haga për protagonistët e UÇK, janë një sfidë e re e çdonjërit prej të thirrurve, në vazhdën 20-vjeçare të betejës së pasluftës, për të provuar deri në fund pafajësinë e tyre. Por janë edhe një sfidë e papërfunduar kombëtare në anën e duhur të historisë”, tha Rama.