15:43 / E Shtunë, 20 Korrik 2019 / indeksADMonline

“Fjetja me celularë në dorë” është e ngjashme me “ecjen në gjumë”

Ju ka ndodhur ndoshta të gjithëve. Të shkoni në shtrat dhe të filloni ta përdorni celularin për disa orë, përpara se të zgjoheni në mëngjes dhe ta zbuloni se kishit fjetur me celularë në dorë.


“Sindromi” i fjetjes me celularë në dorë ka gjasë të ju ketë prekur edhe juve, pasi që është një problem në rritje.

Një ekspert i gjumit thotë se “fjetja me celularë në dorë” është e ngjashme me “ecjen në gjumë”. Edhe pse jeni fjetur, ju mund të dërgoni një mesazh sikur të ishit zgjuar, dhe më pas kur të zgjoheni të mos jeni në gjendje që të kujtoni se ju e kishit shkruar atë.

Kjo është e ngjashme edhe me dërgimin e mesazheve kur jeni të dehur. Kjo sigurisht se ju shkakton stres. Ne kalojmë shumë kohë gjatë ditës duke përdorur celularin, dhe më pas na zë gjumi duke e përdorur atë natën.

Në vend se gjumi të na merr duke lexuar libër, neve po na merr duke shikuar ekranin e vogël rrezatues, i cili shkakton dhimbje koke dhe shumëçka tjetër.

Në mënyrë që të mos bëheni edhe ju pjesë e njerëzve me këtë sindrom, sigurohuni që të mos e merrni celularin në shtrat kur shkoni për të fjetur.