“AAK gati për zgjedhje”
Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini është shprehur se AAK është gati për zgjedhje.
Përmes një shkrimi në facebook, Gjini ka thënë se AAK në Gjakovë është mobilizuar.
Derisa ai ka ftuar sovranin që t’ia rikthejë të drejtën e mohuar për të punuar në të mirë të shtetit, transmeton Indeksonline.
Ndërsa, dje Ramush Haradinaj dha dorëheqje nga posti i kryeministrit, duke deklaruar se mandatin ia kthen popullit.
Postimi i plotë:
Përtej sfidave dhe vështirësive Aleanca për
Ardhmërinë e Kosovës në Gjakovë është mobilizuar, duke e ftuar sovranin që t’ia
rikthejë të drejtën e mohuar për të punuar në të mirë të Republikës së Kosovës
Me Kryeministrin tonë!
