Thiago Alcantara: Bale është i mirëpritur në Bajern
Mesfushori i Bajernit të Mynihut, Thiago Alcantara thotë se anësori i Real Madrid, Gareth Bale do të ishte i mirëpritur në qoftë se vendos të bashkohet me kampionët gjermanë.
Bale është lidhur me një transferim veror në Bayern, të cilët janë në treg për një anësor pas pensionimit të 35-vjeçarit Arjen Robben dhe largimit të Franck Ribery që u largua nga klubi gjerman pas skadimit të kontratës së tij.
Duke folur përpara ndeshjes së Kupës së Kampionëve të së Dielës me Real Madridin, mesfushori spanjoll tha: “Është shumë e thjeshtë për mua, çdo lojtar i lartë që dëshiron të vijë dhe të luajë në një klub të madh si Bayern Munich, i cili dëshiron të kontribuojë, këtu.
“Robben, Ribery dhe Bale luajnë në pozicione të ngjashme në fushë dhe kemi humbur Robben dhe Ribery në mesfushën tonë, dy anëtarë historik të këtij klubi.
“Nëse Gareth Bale dëshiron të vijë është i mirëpritur” – tha spanjolli./Indeksonline/