Sulmon gruan me thikë
Një person është arrestuar në Istog, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht me një mjetë të mprehtë bashkëshorten e tij, të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore.
Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Pejës, ndërsa, i dyshuari me vendim të prokurorit është ndaluar në stacionin policor Pejë. Rasti është duke u hetuar.