75 Mall Live Search
23:42 / E Diele, 21 Korrik 2019 / indeksADMonline

Ky është emri i serbit që u arrestua në Lipjan për krime lufte

Në fshatin Sllovi të Lipjanit është arrestuar dje një serb i akuzuar për veprën penale Krime lufte kundër popullsisë civile.

Indeksonline nga burimet merr vesh se identiteti i të dyshuarit është Goran Stanisic.

I dyshuari me vendim të prokurorit kujdestar të Prokurorisë Speciale është dërguar në qendrën e ndalimit,ka njoftuar  Policia e Kosovës, transmeton Indeksonline.

Personi në  fjalë i cili akuzohet për krime të bëra në fshatin Sllovi jetonte në fshatin Gracken e Vjetër./Indeksonline/