75 Mall Live Search
08:45 / E Hënë, 22 Korrik 2019 / indeksADMonline

Ndërrimi i gypave do të lërë 48 orë pa ujë disa fshatra në Gjakovë

KRU “Gjakova” njoftoi se sot për shkak të punimeve, disa fshatra të Gjakovës do të mbesin pa ujë të pijshëm.

Departamenti Teknik i kësaj kompanie njoftoi se si rezultat i punimeve për ndërrimin e gypave si dhe pajisjeve hidro-mekanike në rezervuarin në Palabardh, do të ndërpritet uji për fshatrat Novosellë, Sopot, Janosh dhe Palabardh.

Konsumatorët e këtyre fshatrave do të mbesin pa ujë prej sot në ora 12:00 deri të mërkurën në ora 12:00.