Haradinaj priti nipin e Ramë Bllacës: Detyra jonë që ta fuqizojmë kujtesën shqiptare!
Kryeministri i dorëhequr i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim nipin e heroit të kombit Ramë Bllaca, Afrimin.
Ky takim erdhi në vigjilje të përvjetorit të 82-të të vrasjes së Ramë Bllacës, ndërsa Haradinaj deklaroi se familja Bllaca është vlerë kombëtare dhe detyra jonë ndaj brezave është që ta fuqizojmë kujtesën shqiptare.
“Në nderim të familjes së heroit të kombit, Ramë Bllacës, në vigjilje të përvjetorit të 82-të të vrasjes së tij, prita në takim nipin Afrimin, me të cilin biseduam për kujdesin shtetëror për atdhetarin e shquar. Familja Bllaca është vlerë kombëtare dhe detyra jonë ndaj brezave është që ta fuqizojmë kujtesën shqiptare”, tha Haradinaj.