75 Mall Live Search
17:59 / E Hënë, 22 Korrik 2019 / indeksADMonline

Giroud: Ne besojmë te Lampard

Sulmuesi i Chelseat, Olivier Giroud thotë se ekipi beson në Frank Lampard disa javë para fillimit të sezonit të ri dhe dha një pasqyrë të shkurtër për atë që ata kanë punuar deri më tani, transmeton Indeksonline.

“Duket shumë e qartë se ai dëshiron më të mirën nga ne”, tha ai në faqen zyrtare të klubit.

“Ai dëshiron të na ndihmojë të përmirësohemi dhe ai ka një ide të qartë për atë që dëshiron të arrijë. Ai është shumë konkurrues, ai dëshiron të fitojë çdo lojë. Ne jemi duke punuar në taktikat kur nuk kemi topin dhe duke luajtur formacionin 4-2-3-1 ne duhet ta njohim njëri-tjetrin edhe më mirë. Kjo ishte hera e parë që kam luajtur me Pulisic, Mason dhe me Kenedy, por ne ndjehemi mirë. Ne besojmë tek Lampard sepse është njeriu i duhur për këtë situatë” – tha francezi.

Lampard u caktua trajner i Bluve më herët këtë verë pas largimit të Maurizio Sarrit në drejtim të Juventusit. Sarri ia doli të triumfojë në Europa Ligë dhe arriti të sigurojë një vend në Ligë të Kampionëve për londinezët./Indeksonline/