75 Mall Live Search
19:57 / E Hënë, 22 Korrik 2019 / indeksADMonline

Liria prezanton zyrtarisht Isa Eminhazirin

Liria e Prizrenit ka vazhduar përgatitjet për edicionin e ri.

Skuadra e madhe kosovare pasi ka rënë në Ligën e Parë, po kërkon rikthimin në elitë.

Pas transferimeve të shumta, radha ka qenë që të prezantohet edhe sulmuesi i mirënjohur Isa Eminhaziri.

Sulmuesi rahovecian ka përvojë të madhe në futbollin kosovar dhe në elitën e futbollit shqiptar.

Eminhaziri ka luajtur për ekipet si Gjilani, KEK-u, Drenica, Vëllaznimi e Feronikeli.

Ndërkohë në Shqipëri, Eminhaziri ka luajtur për Besën e Kavajës dhe Teutën e Durrësit.

Eminhaziri ka nënshkruar kontratë një vjeçare me Lirinë.