Dhurata Dora po ndriçon, në fotosesionin e ri me dukjen joshë!
Ky padyshim ka qenë viti i Dhurata Dorës.
Bashkëpunim me reperin e huaj, Sool King në këngën ‘Zemër’ u shëndërrua në hit ndërkombëtarë ndërsa është projekti më i suksesshëm i Dhuratës me mbi 196 milionë klikime në kanalin ‘Youtube’, shkruan Indeksonline.

Dhurata këtë sezon veror po vazhdon të jetë e angazhuar po thuajse çdo ditë me koncerte dhe mbrëmje muzikore.

Ndërsa, këngëtarja simpatike nuk i ka lënë anash as fotosesionet, një të tillë e ka realizuar së fundi ku edhe e ka ndër me ndjekësit në ‘Instagram’.

“Unë jam duke ndriçuar zemër, nëse nuk po shkëlqej”, ka shkruar Dhurata në mbishkrimin e fotografisë teksa dukej në formë, seksi dhe tejet joshëse./Indeksonline/