Në bazë të statistikave, Verratti është mesfushori qëndror më i mirë në botë
Çfarë e bën mesfushorin perfekt? Kjo është një pyetje shumë e vështirë për t’u përgjigjur.
A është që shënon gola nga thellësia, duke qenë një organizator i klasit botëror ose që ka aftësinë për të kontribuar në mbrojtje?
Natyrisht, të gjitha këto varen nga pozita e një lojtari brenda mesfushës.
N’Golo Kante është i njohur për të qenë një ndër mesfushorët defanziv më të mirë, ndërsa Kevin De Bruyne është një njeri që është më i miri ndoshta në anën ofanzive.
Emra të tjerë si Paul Pogba, Bernardo Silva dhe Christian Eriksen gjithashtu sillen në debatin e mesfushorëve më të mirë në botë.
Por statistikisht, ata janë të gjithë të tejkaluar nga Marco Verratti i Paris Saint-Germain.
Italiani ndoshta nuk është çdoherë lojtari më i dalluar në fushë, por bazuar në hulumtimet nga StatsBomb, ai është më i miri në botë dhe shumë larg tjerëve.
Siç mund ta shikoni nga grafiku i mëposhtëm, Verratti është shumë lartë në renditje në pothuajse çdo statistikë, si në sulm ashtu edhe në mbrojtje.
Por çfarë do të thotë e gjithë kjo? E pra, le të fillojmë me kontributin e tij sulmues.
Në sezonin 2018/19, Verratti regjistroi një saktësi pasimi prej 91%. Ai pati gisht në ndërtimin e 1.21 golave në çdo ndeshje dhe të ndihmojë në asiste dhe gola me në mesatare prej 0.2 gola gjatë sezonit të kaluar.
Ai përfundoi me sukses një mesatare prej 1.77 driblimeve çdo 90 minuta dhe u faulua 2.86 herë mesatarisht çdo lojë.
Loja ofanzive e Verrattit është po aq mbresëlënëse sa ajo defanzive.
E vetmja gjë që e bën mesfushorin e PSG-së është një mesatare prej vetëm 1.25 ndërhyrjeve në 90 minuta, që është mesatare e ulët për atë zonë specifike./Indeksonline/
