75 Mall Live Search
18:04 / E Martë, 23 Korrik 2019 / indeksADMonline

Ura e vjetër në Pestovë që rrezikon vozitësit, shikoni gjendjen e saj

Ura në fshatin Pestovë të Komunës së Vushtrrisë është në gjendje të rëndë.

Banorët e kësaj komune që qarkullojnë përmes kësaj ure, thonë se kanë vështirësi kur vozisin në të për shkak se është e vjetër dhe në gjendje jo të mirë.

Siç shihet në këto fotografi, ura duket e vjetër dhe që rrezikon vozitësit.

Ndërsa, ura e re që gjendet afër saj, sipas banorëve, ka filluar që tri vite, dhe ende nuk është lëshuar për qarkullim.

Arsyetimi i komunës është që kjo urë e re është projekt i Ministrisë së Infrastrukturës./Indeksonline/