Enca e krahason veten me ‘Dan Bilzerian’, e rrethuar me plot femra
Këngëtarja e njohur shqiptare Enca Haxhia njihet për këngët e saj po edhe më shumë për videoklipet me të cilat i shoqëron këngët, e paraqitjet e saj gjithnjë marin vëmendjen e publikut pasi përbëjnë skena mjaft joshëse, shkruan Indeksonline.
Kështu ka ndodhur edhe me këngën e fundit të publikuar nga këngëtarja me titull ‘Jealous’ e cila u publikua para disa ditësh.
Kënga menjëherë mori vëmendjen e publikut për shkak se në videoklipin që e shoqëronte, shiheshin shumë vajza seksi të cilat kanë marrë pjesë në spot, vajzat e kishin rrethuar Encën dhe po bënin lëvizje provokative.
Menjëher vërshuan komentet e fansave duke shkuar deri në atë pikë sa e kontestuan edhe orientimin seksual të Encës.
E këngëtarja ka reaguar së fundmi përmes një fotografie në Instagram, duke publikuar pamje nga videoklipi ku ka shkruar ‘Dan Bilzerian whooo’.
Ajo e ka krahasuar veten me Dan Bilzerian, një personazh amerikan i cili njihet për jetën luksoze dhe paraqitjen e tij me femra të ndryshme. /Indeksonline/
