75 Mall Live Search
19:27 / E Martë, 23 Korrik 2019 / indeksADMonline

Parku i Qytetit në Suharekë si në Gjermani, shah për pleq e lojëra për fëmijë

Së shpejti qyteti i Suharekës do të bëhet me park të ri.

Një investim ky i komunës, i cili sipas kryetarit Bali Muharremaj është në fazën përfundimtare.

I pari i Suharekës ka postuar disa imazhe, ku tregon se është duke u punuar, ndërsa shihen edhe pjesë nga ky park, përcjellë Indeksonline.

Një plan ky modern, që i ngjanë qyteteve evropiane, ku përveç këndit të lojërave për fëmijë, shihen edhe lojëra për penzionerët, të cilët do të mund ta kalojnë një pjesë të ditës së tyre larg monotonisë./Indeksonline/