75 Mall Live Search
22:03 / E Martë, 23 Korrik 2019 / indeksADMonline

MPB do t’ju bëjë sigurimin 71 veturave zyrtare, kaq do t’i kushtojë

Ministria e Punëve të Brendshme ka planifikuar sigurimin e veturave që vozisin zyrtarët e saj.

Në një tender të publikuar, MPB ka bërë të ditur se në kontratë përfshihet sigurimi i 71 veturave zyrtare, transmeton Indeksonline.

Ndërsa, vlera e parashikuar e kësaj kontrate është hiç më pak se 59 mijë e 830.

Po ashtu,  te qëllimi i kontratësështë bërë e ditur se do të kryhen shërbime “Sigurimi  TPL, Kasko dhe TPL+ i automjeteve te MPB-së”.

Kjo kontratë nuk është e ndarë në  pjesë (llote).

Kohëzgjatja e saj është 36 muaj.

“Ofrimi i shërbimeve të sigurimit do të bëhet sipas rregullave, standardeve dhe çmimeve  të miratuara paraprakisht nga Banka Qendrore e Kosovës“, thuhet në kontratë mes të tjerash./Indeksonline/