Gjenden tri granata e 140 fishekë të pushkës AK-47 në një fshat të Suharekës
Në fshatin Dubravë të Suharekës janë gjetur tri granata dore e 140 fishekë të pushkës automatike AK-47.
Një person kishte njoftuar policinë se gjatë kohës së luftës së fundit, babai i tij i ndjerë i kishte groposur ato në livradhin e tyre.
Njësitet policore i janë përgjigjur rastit, ndërsa FSK në vendin e ngjarje ka asgjësuar dy granata dore dhe 140 (njëqind e dyzet) fishekë./Indeksonline/
Foto ilustrim