75 Mall Live Search
11:36 / E Mërkurë, 24 Korrik 2019 / indeksADMonline

15 persona nën pranga, konfiskohet arsenal i armëve dhe municioneve

Ka përfunduar aksioni i sotëm i Policisë së Kosovës, i shtrirë në dhjetëra lokacione në vend.

Burimet e Indeksonline brenda policisë kanë thënë se janë 15 persona të arrestuar ndërsa është gjetur dhe konfiskuar një sasi e madhe e armëve dhe municionit.

“Arsenal i armëve është konfiskuar nëpër lokacione të ndryshme ndërsa në pranga kemi futur 15 persona të dyshuar të cilët do të intervistohen dhe më pas prokurori i rastit do të vendos për ta”, ka thënë një burim i Indeksonline në polici.

Operacioni i koduar me emrin “Shënjestra” është zhvilluar në dhjetëra lokacione të Rajonit të Prishtinës, Ferizajt, Pejës e Malishevës.

Në aksion janë gjetur shumë pushkë dhe një sasi e madhe e municioneve të cilat janë konfiskuar dhe do të shërbejnë si provë materiale./Indeksonline/