Ky është personi i arrestuar për vrasjen e ndodhur te nënkalimi
Nexhat Blakqori, është personi i dyshuar për vrasjen e Gani Ramës, e ndodhur të shtunën pasdite te nënkalimi në Prishtinë.
I dyshuari ditën e krimit kishte pasur të veshur një maicë me ngjyrë të bardhë dhe ai është kapur nga kamerat e sigurisë të cilat i ndihmuan autoriteteve në kapjen e tij.
Indekonline ka siguruar fotografinë dhe identitetin e të dyshuarit i cili për tri ditë ndodhej në arrati.
Motivet e vrasjes ende mbesin të panjohura ndërsa hetimet po vazhdojnë me intensitet.
Në polici kanë deklaruar se personi i dyshuar është në proces të intervistimit dhe në konsultim me prokurorin kompetent do të ndërmerren të gjitha veprimet e mëtutjeshme sipas procedurave ligjore.
Për kapjen e të dyshuarit ishin angazhuar sektori i hetimeve të Stacionit Qendra në bashkëpunim me Hetimet Rajonale./Indeksonline/
