75 Mall Live Search
14:02 / E Mërkurë, 24 Korrik 2019 / indeksADMonline

Mësohet kundërshtari i Rahovecit për kualifikimet në FIBA Europe Cup

Në Munih të Gjermanisë është hedhur shorti për kualifikimet e FIBA Europe Cup.

Nën-kampioni i Kosovës, Rahoveci do të përballet me Cluj Napoca e Rumanisë.

Ndeshja e parë zhvillohet në Rahovec më 2 tetor, ndërsa ajo e kthimit pas një jave në Rumani.

Kjo është hera e parë që Rahoveci merr pjesë në një garë të nivelit të tillë.

Kampioni i Kosovës, Z-Mobile Prishtina është në mesin e 15 skuadrave që nëse kualifikohen në grupet e Basketball Champions League, do t’i bashkohet FIBA Europe Cup.