Policia e Maqedonisë së Veriut ndalon ish-ushtarin e UÇK-së, MPJ deklarohet për rastin
Ministria e Punëve të Jashtme ka dënuar ndalimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Tomor Morina nga Policia e Maqedonisë së Veriut sipas një njoftimi të Interpolit të sponsorizuar nga shteti serb.
“Kjo është përsëri një shembull i keqpërdorimit politik që Serbia* bën më sistemin e flet-arrestit. Ne do ta ngremë çështjen tek Bashkimi Evropian dhe do të kërkojmë veprime të menjëhershme për të parandaluar raste të tilla të keqpërdorimit nga Serbia*, përndryshe kundërmasat do të merren nga ana e Kosovës”, ka thënë Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit Behgjet Pacolli.
Ai ka thënë se janë në kontakt me autoritetet e Shkupit dhe besojnë së rasti do të zgjidhet se shpejti në frymën e bashkëpunimit të ngushtë që ka Kosova me Maqedoninë e Veriut.
Ai ka falënderuar të gjitha autoritetet në Maqedoninë e Veriut, veçanërisht lidershipin shqiptar atje./Indeksonline/