Londër: Protestuesit bllokuan rrugën sapo mbërriti kryeministri i ri britanik
Protestuesit bllokuan rrugën sot në momentin kur Boris Johnson u afrua në Buckingham Palace, ku ai do të jetë zyrtarisht i emëruar kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar.
Ndryshe, Boris Johnson tani është në Buckingham Palace ku Mbretëresha do të kërkojë nga ai që të bëhet Kryeministër, percjell Indeksonline.
Udhëheqësi i ri i Tory është duke pasur një takim privat me madhërinë e saj që shënon fillimin e kohës së tij në detyrë.
Ai mbërriti në Pallat në orën 3.10 minuta pasi Theresa May zyrtarisht dha dorëheqjen.